“Nuk mund të falim qindra viktima”/ Zelensky: Rusia po planifikon vrasje të qëllimshme, nuk do të ketë falje, por gjykim!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka publikuar një video në Facebook. Ai jep mesazhin se edhe pse është e diel e ditë falje, ata nuk mund të falin viktimat e luftës, e as mijëra qytetarë që kanë vuajtur.

“Sot është e diela e faljes. Por ne nuk mund të falim qindra e qindra viktima. As mijëra e mijëra që kanë vuajtur”, është mbishkrimi i videos.

Më pas Zelensky shton:

“Dhe Zoti nuk do të falë. Jo sot. Jo nesër. Kurrë. Dhe në vend të Faljes, do të ketë Gjykim.”

Zelensky akuzoi Rusinë për planifikimin e “vrasjes së qëllimshme” në granatimet e territorit ukrainas.

“Për nesër Rusia ka njoftuar zyrtarisht bombardimin e territorit tonë. Inteligjenca jonë e ka konfirmuar këto.

Shumica e godinave janë ndërtuar prej dekadash nga qeveria sovjetike.

Ai shtoi, “kjo është vrasje. Vrasje me dashje. ”

Zelensky tha se nuk ka parë asnjë reagim nga liderat evropianë këtë të diel.

“Dhe nuk kam dëgjuar një reagim nga asnjë lider botëror sot. Nga asnjë politikan perëndimor. Nuk ka reagime për këtë njoftim. Mendoni për ndjenjën e mosndëshkimit të pushtuesve: ata shpallin mizoritë që janë planifikuar. Pse?”

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha të dielën se Rusia po synon zonat e populluara në Ukrainë “me gjasa” si një përpjekje për të thyer moralin e vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.