“Nuk mund të ketë më socialistët se kandidatët e LSI”/ Kryemadhi takime në Gjirokastër: Uragani i ndryshimit nuk mund të ndalet



Gjatë një takimi në Gjirokastër me mbështetës së LSI, kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi akuzon kryeministrin Edi Rama se shkatërroi ekonominë shqiptare, shkatërroi të rinjtë shqiptarë, që i largoi nga Shqipëria.

5abff37f-c1ff-4354-83a1-8be4db1875f8

Sipas saj, Rilindja kërkon të zhdukë historinë tonë dhe të tjetërsojë flamurin tonë, duke e mbështetur me shkrirjen e një sërë institucionesh në Gjirokastër.

Kryemadhi theksoi se më socialistë se kandidatët e LSI nuk mund të gjejnë dot socialistët e Gjirokastrës, duke iu bërë thirrje të votojnë numrin 6.

Kryemadhi: Përshëndetje motra dhe vëllezër gjirokastritë! Vangjel të falenderoj shumë. Në fakt më shumë socialistë se Vangjeli, Monika, Aldi, Berti, nuk mund të gjejnë dot të gjithë socialistët e të gjithë qarkut të Gjirokastrës për të patur shansin për të votuar më 25 prill Lëvizjes Socialiste për Integrim. Tek vinim tani rrugës më thotë Vangjeli që nesër lartmadhnia paska takimin në orën 4 mbasdite dhe ka marrë të gjithë administratën me firma për të qenë prezent. Ai nuk është as lartmadhni, as poshtëmadhni. Ai është një në ikje, i cili shkatërroi familjet shqiptare, shkatërroi ekonominë shqiptare, shkatërroi të rinjtë shqiptarë, që i largoi nga Shqipëria dhe aq më shumë po shkatërron çdo ditë e më shumë identitetin tonë.

Sot një nga problemet më të mëdha është ajo që tha Vangjeli, hemorragjia e institucioneve të qarkut të Gjirokastrës. Është shumë e vërtetë, sepse nuk është e paqëllimshme kjo hemorragji. Nuk është i paqëllimshëm largimi i spitalit rajonal të Gjirokastrës drejt Fierit, sepse do t’i detyrojë gjirokastritët, tepelenasit, libohovitët, dropullitët e të gjithë, të shkojnë të kurohen në Greqi, kur ndërkohë duhet të kenë spitalin e tyre në mes të qytetit. Nuk është i paqëllimshëm largimi i arkivave drejt Lushnjes, sepse kërkon tjetërsimin e gurëve të sokakëve të Gjirokastrës, kërkon tjetërsimin e historisë shqiptare. Nuk është i paqëllimshëm largimi i Drejtorisë Arsimore. Nuk është i paqëllimshëm çdo largim institucional, sepse Edi Rama dhe Rilindja kërkon të zhdukë historinë tonë, kërkon të zhdukë memorien tonë, kërkon të tjetërsojë flamurin tonë.

c940c8b0-2db6-40c0-9204-38465165decb

Prandaj, ajo që është dhe më e rëndësishme për të gjithë ne kudo që jemi, të mos ndalojmë në asnjë moment dhe asnjë sekondë. Të trokasim derë më derë, të bisedojmë me të gjithë njerëzit tanë, me miqtë me familjarët. Me qindra janë kthyer nga emigracioni që kanë ardhur për të votuar. Dje takova në Laprakë që kishin ardhur nga Franca, nga Gjermania, nga Amerika. Po kthehen sepse e dinë që ndryshimi ndodh vetëm me votë. Ndryshimi ndodh me votën tuaj më 25 prill, duke votuar Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Të dashur miq, tek vija rrugës nuk e prisja atë pritje madhështore nga djemtë e Memaliajt, të Përmetit, të Tepelenës dhe nuk e mendoja që vërtetë do të kishte kaq shumë të rinj në këto zona. Ajo çfarë shikojmë ne përditë janë fshatrat e braktisur, janë shtëpitë e braktisura për shkak të mungesës së punës, për shkak të mungesës së zhvillimit të ekonomisë, për shkak të mungesës së zhvillimit të turizmit, për shkak të mungesës së zhvillimit të jetës së përditshme, për shkak të mungesës së dëshirës dhe vizionit për ta zhvilluar këtë vend.

I pata thënë Vangjelit që gjithë ky entuziazëm në Gjirokastër është një mrekulli, sepse është shumë e vështirë ta kesh jo vetëm në vitin 2021, por edhe shumë vite më para. Sepse gjirokastritët, tepelenasit, Memaliaj, libohovitët dhe dropullitët emocionin dhe mbështetjen e kanë me këngën labe por kur mblidhen dhe brohorasin të gjithë bashkë për të sjellë ndryshimin atëherë ai është një uragan i paparë i cili nuk mund të ndalet më. Uragani i ndryshimit do të jetë në gjithë Shqipërinë dhe i pandalshëm. Ngjyra e kuqe e flamurit të LSI-së që është e njëjtë me ngjyrën e kuqe të flamurit kombëtar do të jetë ajo ngjyrë që do t’i japë fitoren jo vetëm LSI-së, jo vetëm opozitës, por rinisë që të kthehet në Shqipëri dhe ta bëjë Shqipërinë shtëpinë e saj. Ne angazhohemi për 5 prioritetet tona të cilat janë të vogla në dukje por shumë të prekshme.

Angazhohemi për këto programe dhe pika që i kemi të shkruara sepse jemi jo vetëm partia e fjalës së mbajtur, por jemi dhe partia që e konsiderojmë njeri-tjetrin motra, vëllezër dhe si një familje. Dëgjoja rrugës se si kopjonte sloganin e LSI-së, se si donte të ndihej në shtëpi Edi Rama. Si mund të ndihet në shtëpi një njeri i cili nuk ndërtoi kurrë shtëpi, një njeri që dha me koncesion çdo pëllëmbë të Shqipërisë, një njeri që nuk respekton gruan, nënën shqiptare, një njeri që terrorizon mësuesit shqiptarë, si mund të ndihet një njeri që terrorizon mjekët dhe infermierët, që jep në këmbim të votës vaksinës, një njeri që nuk e ka dashur kurrë këtë vend, i ka përçmuar qytetarët e tij. Ne nuk do të ndëshkojmë Edi Ramën si njeri, ne do të ndëshkojmë Edi Ramën, fenomenin e kalbur të tranzicionit, ku me 25 prill ne do t’i japim fund tranzicionit me votën tonë për LSI-në, numrin 6. Zoti ju ruajtë ju, Zoti ruajtë familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët. Fitore më 25 prill duke votuar numrin 6.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *