“Nuk mund të ngjitet Dinamo me zor”, shpërthen administratori i Korabit: Kanë 3-4 muaj pa paguar lojtarët! Barushi person provokues dhe dashakeqës…



Korabi u mposht me përmbysje 1-2 në shtëpi nga Dinamo, në një ndeshje ku nuk mungoi tensioni. Administratori i skuadrës dibrane, Fehmi Mziu u ndëshkua me karton të kuq. Nëpërmjet një lidhje live në emisionin “E hëna sportive”, Mziu, akuzoi Barushin si provokator dhe sipas tij, drejtuesi i bluve kishte ardhur me qëllime dashakeqëse. Drejtuesi i skuadrës dibrane nuk u ndal me kaq, pasi e cilësoi garën si jo të drejtë. Sipas tij, lojtarët e Dinamos kanë 3-4 muaj pa marrë rrogat.

Mziu

MËRZITJA- Futbolli i ka të treja rezultatet, normalisht që edhe do gëzojmë, edhe do të na prishet ndonjëherë humori me humbje.

TENSIONI- Në Peshkopi është luajtur pastër gjithmonë dhe çdo gjë e drejtë, pastaj kush vjen me motivacione, me provokime, normalisht që do ndodhin dhe këto tensione. Sezonin e kaluar Dinamo ka qenë pjesën e grupit tonë. Është luajtur një futboll i patër pa asnjë lloj problem. Këtë vit duhen pyetur Dinamo si e ka nisur sezonin dhe si kanë ardhur në Peshkopi.

NERVOZIZMI TE KARTONI I KUQ- Administratori i Dinamos është i tillë person që provokon gjithë kohën dhe vjen në Dibër me shumë dashakeqësi.

NDESHJA- Ne kemi 3 vite që punojmë me skuadrën me këta djem të rinj dhe këtë vit kanë treguar që kanë nivel për të arritur vendin e parë edhe pse në janar patëm disa largime. Afruar disa lojtarë të rinj që kanë vullnet të luajnë. Jemi një ekip që prodhojmë më shumë aksione para portës dhe është normale që do të humbasim edhe raste. Po bëjmë një kampionat të mirë dhe shpresoj që ta kapim vendin e parë edhe pse kjo humbje na dhemb. Për mua ekipi është në formë shumë të mirë dhe po përfaqësohet në garë denjësisht. Në fushën tonë nuk duhet të tolerojmë asnjë humbje. Futbolli i ka këto.

FAJET E KORABIT PËR HUMBJEN – Përgjegjësia e Korabit është që e dinim që Dinamo do vinte me provokim dhe ne do duhet të ruanim qetësinë. Por në futboll mund ta humbasësh qetësinë. Dalja me karton të kuq e mbrojtësit tone, na kushtoi shumë,  ishte një moment “jo” për ne”.

DREJTORËT NË PANKINË- Sipas listës së protokollit të gjithë drejtorët e kanë emrin për të qëndruar në stol. Drejtorët merren me organizimin e ndeshjes dhe mirëmbajtjen. Problemet lindin aty për aty dhe ne e njohim problemet në futbollin shqiptar. Edhe në tribunë ka pasur probleme, ne e dimë çfarë ndodh në futbollin shqiptar. Çdo ekip që ka ardhur në Peshkopi nuk ka pasur ngjarje të tilla, edhe kanë fituar kanë ikur, por i kemi përcjellë si miq.

LINDJA E TENSIONIT- Sezonin e kaluar nuk kemi pasur probleme, por këtë vit problemi është administratori i Dinamos, që e ka nisur që në fillimin e fazës së parë dhe vazhdojmë me agravimet.

REVOLTA- Nuk jam me pjesën që duhet goditur kundërshtari. Revoltimi kalon vetvetiu. Xhixhua është lojtarë provokues. Kjo vjen si pasojë e skenarëve të administratës së Dinamos.

Nuk kam asgjë me Dinamon, është ekip me emër që flet vetë historia, por njerëzit që e drejtojnë atë ekip, për mua janë shumë të ultë. Barushi s’mund të ngjitet me penallti. Po të shikosh statistikat e Dinamos, zhvillon 14 ndeshje në Pezë-Helmes, 8 në transfertë. Nuk kemi një përballje të drejtë. Ka shumë gjëra në përbërjen e Dinamos. Nuk mund të ngjitet me zorr në Superiore, kur kanë 3-4 muaj pa paguar lojtarët. Kjo nuk është garë e drejtë.

KARTONI I KUQ- Dida gaboi në një moment të mirë të ekipit. Gara është shumë e hapur. Kemi kontigjent ekipi, nuk është mirë që të kemi mungesë në ndeshjen e ardhshme. Unë jam i qartë me objektivin dhe djersën që po dhurojnë djersën. Me këto djem, e them me plot gojë që edhe në transfertë do të marr 3 pikë”, u shpreh Mziu për RTSH.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *