“Nuk mund t’u themi sigurohuni siç bëni me makinat”/ Rama për fermerët: Prodhimet bujqësore, bota i kontrollon me satelitë, ashtu do bëjmë dhe ne








edirama

Në prezantimin e buxhetit 2022 për fermerët, kryeministri Edi Rama deklaroi se satelitët që do të lëshohen në hapësirë nga Shqipëria, do të përdoren dhe për bujqësinë.

Sipas tij, bota i përdor këto mjete për të monitoruar dhe siguruar prodhimet bujqësore. Kreu i qeverisë deklaroi se nëse fermerët sigurohen ashtu siç bëhet me makinat, ka një kosto shumë të lartë për ta.

“Nuk mund t’i themi fermerëve, prodhuesve që të sigurohen, siç sigurohen ata që sigurojnë makinat. Pasi bëhet fjalë për një sistemi sigurimi që është i shtrenjtë për prodhuesit, fermerët. Na duhet sistem sigurimi i ndryshëm. Po punojë për këtë, që të kemi sistem mikro-sigurimi, që ti kushtojë në minimum të minimumit prodhuesit e fermerit, që të jetë i mbuluar kur vjen katastrofa. Minimumi që sjell garanci që asnjë pikë djersë nuk të shkon kot. Një sistem i sigurimit i kombinuar me teknologji.

Sot bota cilësinë dhe garancinë e produktet e kontrollon me satelitët dhe jo me inspektor. Dhe ky është një tjetër komponent që të do mbulojnë satelitët tanë. Se për të qeshur dhe për t’u tallur këtu, kemi një skuadër kombëtare që mund të dalë kampione bote për qeshjet dhe talljet po të futemi në kampionat. Por po të hyjmë te elementet e gjerave të mbara që mendohen dhe bëhen, në raport me talljen dhe qeshjen, të përqeshurit dhe të tallurit, janë ata që përqeshin dhe tallin.”, pohoi kryeministri.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.