“Nuk ndeshet dot një i kategorisë së lehtë, me një kategori të rëndë”/ Meta kundërakuza me Bashën: Pse mos të bëjë Rama gallatë kur e ka kapur opozitën prej hundësh









Presidenti Ilir Meta i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryedemokratit Basha për çështjen e marrëveshjes së detit me Greqinë.

ilirmetabasha

Kreu i shtetit thotë se përgjigjet e Bashës janë kontradiktore ndaj nuk mund t’i marrë parasysh.

“Nuk kam një interes pasi e di që përgjigjet e tij ndryshojnë nga mëngjesi në darkë. Mjafton të shihni përgjigjet që ka bërë për zhvillimet e brendshme në PD, çfarë tha në 9 shtator, çfarë tha për Kuvendin që nuk do mblidhej kurrë. Çfarë mund të them për një kryetar që thotë se statutin nuk e di mirë shkoni pyesni Sekretarin e Përgjithshëm. Çfarë mund të pres nga një kryetar që thotë se sportelisti që bën protokollet është më i rëndësishëm se zoti Paloka që është kryetar i Këshillit Kombëtar i PD. Çfarë pres tjtetër. 13 tetorin që e caktoi vetë, pse nuk u regjistrua. Pse Ilir Meta nuk pengoi LSI-në, për prokuroren e përgjithshme me 69 vota, pse nuk e çoi në Gjykatë Kushtetuese” – tha Meta.

Presidenti shprehet se nuk i ka asnjë detyrim Bashës. Sipas Kreut të Shtetit, Rama e ka kapur për hunde opozitën.

“Nuk e di se çfarë sporti ka Basha, unë kam sportin e së vërtetës. Në çdo moment nuk mund të ndeshet një i kategorisë më të rëndë, me një kategori më të lehtë. Unë për respekt të të vërtetës, po e bëj këtë sakrificë nëse do të merret me mua. Nuk i kam asnjë detyrim Bashës. I kam detyrim qytetarëve shqiptarë që janë trajtuar si të sëmurë çmendine dhe për këtë është përgjegjës dhe Basha. Unë mund ta vendos gishtin tërë ditën tek Rama, por pse të mos bëjë Rama gallatë kur sjell vërdallë dhe ka kapur për hunde opozitën” – tha Meta.             

Presidenti bëri të ditur se është njohur me dosjen Muzin për të cilën ish-kryeministri Berisha akuzon kryedemokratin Basha.

“Dosjen e Nik Muzinit për Lulzim Bashen ma kanë sjellë edhe mua në zyrë dhe jam njohur me përmbajtjen e saj. Dosja e Muzinit është e qartë tani” – tha Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *