11:10 02/05/2022
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar evakuuimin e civilëve në labirintin e bunkerëve poshtë fabrikës së çelikut Avozstal në qytetin Mariupol. Njëra prej tyre ishte 37-vjeçarja Natalia Usmanova, e cila rrëfen për agjencinë e lajmeve Reuters tmerret e përjetuara gjatë 2 muajve strehim.
“Streha ishte aq e fortë saqë vazhduan të godasin pranë nesh. Në dalje të bunkerëve, në disa shkallë sipër mund të merrej frymë pasi nuk kishte oksigjen të mjaftueshëm. Kisha frikë të dilja jashtë dhe të merrja ajër të pastër.”
Usmanova ishte mes dhjetëra civilëve të evakuuar nga uzina në Mariupol, një qytet-port që është rrethuar nga forcat ruse për javë të tëra.
“Ne nuk e pamë dritën e diellit për kaq shumë kohë,” shprehet ajo, duke folur në fshatin Bezimenne në një zonë të Donetsk nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia rreth 30 km në lindje të Mariupolit.
Ky qytet ukrainas ka qenë një objektiv kyç për Rusinë për shkak të vendndodhjes së tij strategjike pranë Gadishullit të Krimesë, të cilën Moska e aneksoi në vitin 2014.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al