Nuk përjashtohet rrjedhja nga laboratori i Covid-19

17:40 15/05/2021

Një grup shkencëtarësh thirrje OBSH të hetojë sërish

Origjina e koronavirusit të ri është ende e paqartë dhe teoria e rrjedhjes nga laboratori duhet të merret seriozisht derri sa të vërtetohet nga të dhënat shkencore, thotë një grup shkencëtarë të njohur. Covid-19, që u zbulua fillimisht në Kinë në fund të vitit 2019, ka vrarë deri më tani rreth 3.34 milionë vetë në mbarë botë dhe ka shkaktuar triliona dollarë dëme ekonomike.

“Teoria e rrjedhjes aksidentale nga laboratori dhe origjina nga kafshët mbeten ende të besueshme,” thotë shkencëtari David Relman, profesor i mikrobiologjisë i Universitetit të Stanford-it dhe një prej nënshkrueseve të letrës së hapur drejtuar revistës “Science”.

Autorët e letrës thonë se hetimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi origjinën e virusit nuk bëri vlerësime të balancuara të teorisë së rrjedhjes aksidentale nga laboratori.

“Njerëzit janë të gabueshëm. Ndaj është tërësisht e arsyeshme të mendosh se ka pasur një aksident në laborator,” tha Relman në një intervistë për agjencinë Reuters.

Në raportin përfundimtar të ekipit të përbashkët të OBSh-së dhe Kinës që hetoi për rreth katër javë, thuhet se me shumë mundësi virusi e ka origjinën tek lakuriqët e natës dhe përmes një kafshe tjetër kaloi tek njerëzit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *