“Nuk pështyj në 16 vite bashkëpunim me Sali Berishën”- Lulzim Basha në Kuvend: Kemi nisur dhe do ta çojmë deri në fund pastrimin tonë!








Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, kreu i PD Lulzim Basha tha se nuk pështyn mbi 16 vite bashkëpunim dhe partneritet me Sali Berishën.

Ndër të tjera ai tha se do të çohet deri në fund pastrimi i llumit brenda Partisë Demokratike.

Megjithatë, ne e kemi nisur dhe do ta çojmë deri në fund pastrimin tonë. Unë nuk pështy mbi 16 vite bashkëpunimi dhe partneriteti me Sali Berishën. Nuk pështy. Sikundër nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e procesit që kaq shumë të pëlqen ty tek citon ndoshta në çdo sens të përbaltjes, të llumit, të gënjeshtrave, të renave. Sigurisht vetëdijësohem për gabimet tona, për këto 16  vite dhe për këto 30 vite si Parti Demokratike. Pyes veten time, çfarë duhet të bëjë që Partia Demokratike të bëhet sërish valvula dhe zemra e shpresë jo thjesht për demokratët, por të paktën për ata 63% që na votuan në 1992-in. Dhe e di që ka një rrugë për të shkuar atje dhe ajo rrugë ka nisur. Fatkeqësisht për ty ajo rrugë të merr dhe ty tatëposhtë dhe nuk ka fuqi mbi tokë ta ndal. Dhe me sjelljen blasfemuese dhe mungesën totale të dijes e jo më të respektit që ke për fenë, nuk ka Zot që të shpëton”, u shpreh Basha.

“Nesër kallëzim penal në SPAK”- Basha denoncon planin e Qeverisë për krizën energjitike: 200 milionë euro do shkojnë te banda më e madhe e patronazhistëve, si mëlçitë që i varen në qafë ujkut

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha denoncoi sot në Kuvend planin që shpalli pak ditë më parë kryeministri Edi Rama për menaxhimin e krizës nga rritja e çmimeve të energjisë.

Sipas Bashës, “shuma 200 milionë euro që do të merren borxh do të shkojë për OSHEE”, jo për qytetarët.

“Mëlçitë që i varen në qafë ujkut, për shkak të shpartallimit që korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë shkaktuar në sektorin e energjisë”, theksoi Basha.

“Në vijim të strategjisë së tij, nxori një plan për të zgjidhur këtë krizë, ku ajo që ra menjëherë në sy ishte borxhi i ri me të cilin do të ngarkojë edhe më shumë qytetarët, edhe më shumë borxhin e lartë publik, një borxh prej 200 milionë eurosh.

Kjo shifër e lartë nuk do vijë tek ju as familjet tuaja, por do të vihet në dispozicion të OSHHE banda më e madhe e patronazhistëve dhe kryekriminelit Ardian Cela si mëlçitë që i varen në qafë ujkut.

Të gjithë kuptuan se gjuha e Ramës shkoi aty ku i dhimbte dhembi, te paratë që mungonin sepse i kanë vjedhur i kanë futur në xhepat e tyre dhe përdorur për të blerë deri në 400 euro votën si në Pukë, sic e di fare mirë i zgjedhuri i ri që vjen nga radhët e kaskadës në këtë sallë.

Jo për shkak të qytetarëve, që kanë paguar dhe pagujanë qindarkë pas qindarke energjinë e shtrenjtuar, por për shkak të shpartallimit që korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë shkaktuar në sektorin e energjisë”, u shpreh Basha.

Lideri i demokratëve lajmëroi se ditën e premte, PD do të depozitojë kallzimin penal në SPAK “sepse korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre”.

Tendera luksi, kompani konsulence që mbushin xhepat në mënyrë korruptive, klientelizëm dhe punësime politike në administratat përkatëse të KESH dhe OSHEE, që përodrën politikën e tokës së djegur edhe për shkak të zgjedhjeve, ku paratë e dala nga këto institucione shërbyen për të kalcifikuar një pushtet të paligjshëm.

Natyrisht të bëra bashkë me dritëshkutrtësinë menaxhimin skandaloz të eksporteve, fitimet e të cilave avulluan edhe pse këmbanat e rritjes së cmimeve kishin rënë prej marsit, por atë kohë merreshin me fushatë jo me palnifikim. Duke shkurtuar në korrik dhe gusht rezervave ujore, në atë që ekspertët cilësojnë si viti më i mirë historik, hapën një pjesë të madhe të gropes që do të mbyllet duke marrë borxh.

Të gjitha këto shpërdorime, duhet të hetohen me përparësi, ndaj edhe ne do të depozitojmë nesër kallzimin penal në SPAK. Sepse korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre.

Sigurisht kjo është vetëm një pjesë e krizës së korrupsionit që ka kapur vendin tone”, tha Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *