Nuk pranoi pankinën ndaj Partizanit, “zhduket” titullari i Vllaznisë. Nuk do të jetë as me Teutën









“Zhduket” pa lënë gjurmë mbrojtësi senegalez i Vllaznisë, Fallou Dianje.

FALLU DIANJE 1

Që para ndeshjes me Partizanin, ai nuk është paraqitur në klub, ndërkohë që edhe në seancën e djeshme nuk ka qenë i pranishëm.

Drejtuesit e klubit nuk kanë kërkuar të nxitohen për të marrë një vendim, teksa bëhet fjalë për thyerje të disiplinës nga lojtari.

Ata presin që Dianje të japë arsyet për vendimin që mori para takimit me Partizanin, ku sapo mësoi se nuk do të ishte titullar, u largua nga grumbullimi.

Në orët e ardhshme pritet që Dianje të bëjë një bisedë me drejtorin Djarmati, e më pas me presidentin Xhaferi, për të sqaruar të ardhmen e tij.

Mësohet se senegalezi ka edhe pretendime të tjera, që nuk kanë lidhje me anën sportive.

Me sa duket largimi i Brdariçit, që e solli lojtarin në Shkodër, ka bërë që edhe Dianje të mendojë “divorcin”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *