Nuk pranon ofertën e rinovimit, Mbape sinjale Realit. Pengesa e vetme mbetet… Ramosi

SHPËRNDAJE

Kilië Mbape trazon ujërat në Paris në prag të një ndeshjeje shumë delikate dhe të rëndësishme si ajo kundër Barcelonës, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve. Sulmuesit francez i ishte bërë një ofertë për të rinovuar kontratën, por ai ka shtangur drejtuesit duke kthyer përgjigje negative. Mbape ka marrë të gjithë kohën e nevojshme për të menduar propozimin që i është bërë nga Naser Al Khelaifi.

mbape

Por çfarë fshihet pas këtij hezitimi? Mbape dëshiron patjetër një rrogë të lartë dhe të barabartë me atë të Nejmar Xhuniorit, i cili përfiton 36 milionë euro në sezon. Kontrata e Mbapesë përfundon në sezonin e ardhshëm dhe në qershorin e vitit 2022 ai mund të jetë lojtar i lirë dhe të largohet me 0 euro. Kjo gjë tremb drejtorin sportiv Leonardo dhe duhet patjetër që ai të hedhë firmën në kontratën e re. Por ekziston edhe një tjetër pistë: Reali i Madridit. Spanjollët prej kohësh janë duke ndjekur me vëmendje të gjitha zhvillimet rreth Mbapesë dhe mund të bëjnë një sakrificë ekonomike për të transferuar yllin e ardhshëm të futbollit.

nejmar mbape

RAMOS HEZITON – Ndërkohë që një sy është nga Mbape, tjetri është te Serxho Ramos. Reali i Madridit është duke pritur përgjigje nga kapiteni për ofertën që i është bërë, por ai vazhdon ende të mos kthejë përgjigje. Kjo gjë e ka zemëruar dhe rebeluar presidentin Florentino Perez, i cili mendonte se kapiteni i skuadrës do të vazhdonte rrugëtimin në kryeqytetin spanjoll. E vërteta është që Serxho Ramos as nuk e ka pranuar dhe as nuk e ka refuzuar zyrtarisht. Burime pranë tij thonë se ka vendosur të largohet, ndërsa të tjera se do të pranojë rinovimin.

Kjo situatë ia ka lidhur duart Realit, i cili nuk futet dot në merkato për të zgjedhur pasardhësin e tij. E vërteta është që në listën e dëshirave ka shumë mbrojtës të rëndësishëm, por fillimisht duhet përgjigjja përfundimtare nga Ramosi për të planifikuar sezonin e ardhshëm. Ai mund të largohet në verë si futbollist i lirë dhe pa kontratë.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *