“Nuk të dëgjoj, për atë Zot…”/ Shpërthejnë memet pas takimit Putin-Macron (FOTO+VIDEO)

Takimi i mbajtur të hënën mes liderit rus Vladimir Putin dhe presidentit francez Emanuel Macron po shkakton mjaft reagime në rrjet dhe kjo jo vetëm për rëndësinë e tij në një situatë tensioni.

Kjo për faktin se për takimin ishte zgjedhur një tryezë e “stërgjatë” në të cilën u zhvilluan bisedimet për më shumë se pesë orë. Imazhi tërhoqi shumë vëmendje. Jo për shkak të çështjeve të diskutuara gjatë takimit, përkundrazi mënyra se si ata ishin ulur.

Përdoruesit e rrjetit nuk mund të mos vinin re se sa larg ishte ulur Macron mbi një tavolinë gjigante nga Putin.

T1

Ndërkohë analistët politik janë duke u përpjekur ditën e sotme që të vlerësojnë progresin që mund (ose mund të mos jetë bërë) në prag të një krize të madhe gjeopolitike, sa i përket çështjes së Ukrainës.

T2

Macron fluturoi në Moskë në fillimin e një jave të diplomacisë intensive perëndimore që synonte të lehtësonte frikën nga një pushtim rus ndaj fqinjit të tij properëndimor.

I ulur përballë një tavoline të gjatë nga Putini në Kremlin, Macron tha se ishte në Moskë për të trajtuar “situatën kritike” në Evropë. Macron u tha gazetarëve se ditët e ardhshme do të jenë “vendimtare” dhe “kërkojnë diskutime intensive që ne do t’i ndjekim së bashku”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.