
Debati për hetimin e inceneratorëve ka përplasur ashpër kryetaren e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Procedurat dhe një vendim i Këshillit Bashkiak ka bërë që dy përfaqësuesit të replikojnë me njëri tjetrin.
Tabaku i është shprehur Veliajt “nuk të nderon të bësh si llaxore”, ndërsa Veliaj iu përgjigj se “kjo histeri duhet të marrë fund”. Po ashtu kryetarja e Komisionit e akuzon Veliaj se në dëshminë e tij para Komisionit Hetimor është duke gënjyer. Tabaku i kërkoi kryebashkiakut se në çfarë akti është bazuar që i ka dhene 45 mln euro koncesionarit te Tiranes.
DEBATI
Veliaj: Isa Sakja thotë jemi gati për kaq e për aq pa pyetur fare për lekët.
Tabaku: Merru me përgjegjësitë e tua
Veliaj: Do më lesh të mbaroj, kjo është përgjigjja ime
Tabaku: Kjo nuk të shkon fare. Këtu kemi një dopio standard dhe na gënjeve na the e kam të miratuar në buxhet
Veliaj: Kjo histeri duhet të marrë fund se nuk të nderon
Tabaku: Nuk të nderon të bësh fare si llaxore në këtë komision, nuk të nderon dot. Mua nuk me komplikson fare
Tabaku: Je mundur në gjykatë, do të më kesh përball. Përgjigju pse gënjeve këtu
Veliaj: Dëshmi e rreme që ju nuk ftoni lul bashën që në 2013 thotë pa këshillin miratoj studimin e fizibilitetit vendosa vet thotë Basha, për projektin e koncesionit për mbetjet e pastrimit të qytetit. Lul Basha i merrte pa këshill
Tabaku: thuaj kolegëve ta thërrasin në komision
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al