“Nuk u gjet në Ministrinë e Shëndetësisë”, SPAK bën sqarimin: Disponojmë kontratën origjinale të koncesionit të sterilizimit

nuk u gjet ne ministrine e shendetesise spak ben sqarimin disponojme kontraten origjinale te koncesionit te sterilizimit
nuk u gjet ne ministrine e shendetesise spak ben sqarimin disponojme kontraten origjinale te koncesionit te sterilizimit

Prokuroria e Posaçme ka deklaruar sot se disponon kontratën origjinale të koncesionit të sterilizimit.

Në një sqarim për mediat, dy ditë pas publikimit të lajmit se kontrata origjinale nuk ekziston, SPAK thotë se e disponon kontratën origjinale, por nuk u gjet në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas SPAK, origjinali u gjet në institucione të tjera.

SPAK më herët kishte marrë vendimin për sekuestrimin e praktikës së plotë dokumentare origjinale të procedurës së koncesionit të sterilizimit, por janë gjendur përpara një situate të papritur.

“Në zbatim të këtij vendimi, oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar dosjen e koncesionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu duhet theksuar se me gjithë kërkimet në institucion dhe arkivën e ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk venë në dispozicion kontratën origjinale të koncesionit dhe as anekset përkatëse. Dokumentacioni i sekuestruar është origjinal i kopjes së njehsuar të dërguar nga ministria e Shëndetësisë për sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit me shkresën numër 910/ 1 datë 19 shkurt 2020”, thuhet në dosje.

Ky koncesion është gjetur me shkelje për veprat penale korrupsion, falsifikim dhe mashtrim, ku deri më sot dëmi ekonomik përllogaritet në 76 milionë euro. Masat e arresteve për 8 të akuzuarit janë dhënë që më 23 qershor por zbatimi i tyre është zvarritur deri më sot duke hedhur edhe më tepër mjegull rreth kësaj afere.

Kujtojmë se pas hekurave për këtë aferë është ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj si dhe është dhënë masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ për 6 zyrtarë të MSH-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts