“Nuk u mblodhën firmat dhe u shpikën rregulla të reja”/ Bardhi për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar: PD nuk vepron në ilegalitet, vullneti i demokratëve s’mund të kyçet në kasafortë








Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Edi Palokës, i cili sot priti në zyrë gazetarët për të parë firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

gaz bardhi kuvend pd firmat

Sipas tij, ajo që po bëjnë mbështetësit e Berishës është tallej edhe me ata pak demokratë që duan të mblidhet Kuvendi. Ai tha se Partia Demokratike nuk është strukturë legale, por është krenari për të gjithë shqiptarët.

Bardhi publikoi edhe deklaratën e deputetit Flamur Noka për rregullat që duhen ndjekur për mbledhjen e Kuvendit, i cili në datën 29 nentor ka deklaruar se “firmat do të depozitohen në protokoll dhe më pas i takon kryetarit dhe Kryesisë të mbledhin Kuvendin.”

“Sot më së shumti është fyer dhe është tallur edhe me atë pakicë që kanë besuar tek lëvizja e zotit Berisha. Edhe sikur të jetë siguruar 1/8 vullnetit të tyre nuk mbyllet në kasafortë dhe nuk bëhet shou me vullnetin e atyre demokrateve. Edhe zëri i pakicës duhet të dëgjohet. Edhe nëse 1/10 kanë nënshkruar për Kuvendin, zëri i tyre duhet të dëgjohet.

Dua të përsëris thirrjen time si sekretar i PD që nxirrni firmat nga pasaporta, mos bëni show me gazetare që nuk janë në gjendje të verifikojnë firmat, sepse nuk e dinë janë apo nuk janë demokratë, janë apo nuk janë gjallë, janë apo nuk janë në Shqipëri

Dorëzoni në protokollin e PD dhe jepni mundësi demokratëve të shprehin në transparencë të plotë vullnetin e tyre të lirë.

Unë dje ju kam shpjeguar procedurën statuore. Janë rregulla si funksionon një institucion. Kjo parti është krenari e demokratëve. Ne nuk veprojmë në ilegalitet. Është krenari PD dhe askush nuk mund të tallet. Rregullat janë të qarta, Kërkesa duhet të dorëzohet në protokollin e PD do të mblidhen institucionet dhe duhet të dëgjohet zëri i çdo demokrati, qoftë ky edhe zëri i pakicës.

U provua që nuk u arrit dot të mblidheshin firmat e një të katërtës dhe u shpikën rregulla të reja, u ble një kasafortë dhe u mbyll vullneti i pakicës së demokratëve”, tha Bardhi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *