Nuk u paraqit në stërvitjen e parë të Sarrit, Milani dhe Juvja vihen pas futbollistit “rebel” të Lacios








Mauricio Sarri nuk e ka filluar në mënyrën e duhur detyrën si trajner i Lacios pasi në prezantimin si trajner ditën e sotme shprehur mendimin e tij mbi të ardhmen e Korreas dhe Luiz Albertos.

alberto

Ky i fundit nuk u paraqit në stërvitjen e fundit të Lacios dhe Sarri u shpreh se do të gjobitej për këtë. Por duke përfituar nga situata, Milani dhe Juventusit janë vënë menjëherë pas mesfushorit. Pretendimet e Lacios për Luiz Alberton janë të paktën 50 milionë euro, por drejtuesit e Milanit dhe Juves i kanë idetë e qarta.

Bardhezinjtë mund të ofrojnë në shkëmbim kartonin e Frederiko Bernardeskit të cili Sarri e adhuron. Sulmuesi italian nuk kaloi një sezon të mirë me bardhezinjtë dhe po konsideron largimin pas mbërritjes së Alegrit.

Ndërsa Milani mund të ofrojë kartonin e Alesio Romanjolit i cili nuk do të vazhdojë më karrierën tek kuqezinjtë. Për mbrojtësin italian do të ishte një rikthim në kryeqytet pasi më parë ka mbajtur veshur dhe fanellën e Romës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *