Nuk u ruajtën siç duhet në frigorifer, asgjësohen mijëra vaksina kundër Covid në Estoni

22:19 29/06/2021

Një problem në një frigorifer në Estoni, ka dëmtuar më shumë se 68,000 doza të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, javën e kaluar, pasi temperatuara është rritur në 15 gradë Celsius, ka thënë Bordi Shëndetësor në këtë shtet.

Sistemi i alarmit nuk ka identifikuar problemin, që ka zgjatur më shumë se 12 orë, dhe është vërejtur vetëm pasi një person ka hyrë në dhomën e ftohtë. Vaksina e kompanisë AstraZeneca duhet të mbahet në temperaturë 2-8 gradë Celsius.

Të paktën 32,000 doza të vaksinave tjera janë asgjësuar po ashtu. “Raste të tilla janë të papranueshme”, ka thënë Kati Kusmin, udhëheqëse e kompanisë që ka hetuar incidentin.

Vaksinat e shkatërruara veçse ishin ndarë si donacione jashtë Estonisë, andaj programi i vaksinimit nuk është ngadalësuar, ka thënë transmtuesi publik i Estonisë.

Estonia ka vaksinuar 50.4 për qind të popullsisë me të paktën një dozë të vaksinës, më pak se mesatarja e Bashkimit Evropian prej 58.7%.

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *