“Nuk ua ndjen fare për shqiptarët”- Basha replikon me Ahmetajn: Ulja e TVSH nga 20 në 60% është për qytetarët! Zv.kryeministri: S’ke etikë parlamentare! Çfarë ke qenë ti kur…








Sërish debate në sallën e Kuvendit mes kryedmokratit Lulzim Basha dhe deputetëve të PS-së e zv.kryeministrit Edi Rama. Kreu i PD-së kërkoi fjalën në Kuvend për procedurë, çka është kontestuar nga Taulant Balla dhe Erion Braçe.

Pasi mori fjalën, Basha i është drejtuar kryeministrit Rama me epitetin “usta” ndërsa zv.kryeministrit “çirak”.

Kjo ka shkaktuar debate pasi Basha mbylli fjalën, ndërkohë që Ahmetaj i drejtohet duke i thënë që të ruajë etikën parlamentare dhe nuk ka lezet fare

Tauant Balla: Jo nuk do ta marrë më fjalën zoti Basha , jo.

Lulzim Basha-Ballës: Shumë qenke mërzit, zonja kryetare për replikë.

Lindita Nikolla: Keni folur zoti Basha gjithë procedurën e rregullores vazhdojmë, s’mund ta merrni fjalën të lutem e keni marrë tërë kohën sot të lutem respektoni rregulloren.

Bardhi: A ka mundësi për procedurë?

Basha: Sigurisht që duhet të ma kishit dhënë fjalën për replikë, ministri këtu dhe përmendi emrin e një deputeti, rregullorja është mjaft e qartë. Unë përmenda vetëm fakte, pak më intereson lopata që vjedh kryeministri. Më intereson ta ndalë me çdo mënyrë dhe mjet. Meqë u mor fjala për procedurë dhe nuk u përdor me procedurë. Standarti i dyfishtë, e keni bërë të qartë. Dijeni vendin tuaj kryetare, se po e ngatërroni. Ustai ia mbathi që të mos përgjigjet, rrini në rolin e çirakut mos ngatërroni rolet. Ustai që do ta heqë fjalën nga fjalët e shqiptarëve ia mbathi, ndërsa çiraku. Ulja e TVSH-së nga 20 në 6% është për qytetarët. Juve nuk jua ndjen fare për shqiptarët. Ne jemi këtu për një interes që është përtej interesit të PD, për të bërë gjithçka

Ahmetaj: Nuk ke etikë parlamentare. Kreun e qeverisë e quan usta, çfarë po thua mor burrë. Ustai dhe çiraku, çfarë po thua. Çfarë ke qenë ti kur ke qenë këtu? Nuk na ka lezet fare.

Basha: Pse iku, apo ka punë?

Pas replikave me Ahmetajn, Basha largohet nga salla e Kuvendit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *