Nuk zbatuan vendimin për kthimin e 234 mijë metra katrorë tokë shtetit, Apeli shuan vendimin e Gjykatës së Lezhës për 11 zyrtarët e Kadastrës

nuk zbatuan vendimin per kthimin e 234 mije metra katrore toke shtetit apeli shuan vendimin e gjykates se lezhes per 11 zyrtaret e kadastres
nuk zbatuan vendimin per kthimin e 234 mije metra katrore toke shtetit apeli shuan vendimin e gjykates se lezhes per 11 zyrtaret e kadastres

Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë që pezulloi nga detyra 11 zyrtarë të Kadastrës atje, ndërsa akuzoheshin për moszbatimin e një vendimi gjyqësor për të kthyer në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Gjykatësi i Apelit, Fuat Vjerdha, ka vendosur rrëzimin e këtij vendimin dhe shuarjen e masave të sigurisë për zyrtarët.

Bëhet fjalë për shtetasit Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi dhe Diljana Prenga, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës”. Tashmë, ata mund të rikthehen në detyrën që ka patur.

Bëhet fjalë për tjetërsimin e 234 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte në zonën e Ranës së Hedhur, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara, për të cilën është dënuar me burg ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, dhe ish-zyrtarë të tjerë.

Vendimi:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, më datë 19.09.2023, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës”, të parashikuar nga neni 320/a të K.Penal, mbi bazën e kallëzimit penal të paraqitur nga shtetasi A. Ç, banor i fshatit Shëngjin, Bashkia Lezhë. Fakti penal lidhet me ekzekutimin e një vendimi penal gjyqësor, në përfundim të të cilit gjykata kishte urdhëruar asgjësimin e dokumenteve të falsifikuara, lidhur me regjistrimin në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Për të ekzekutuar vendimin gjyqësor, Drejtori i ASHK Lezhë ngriti një grup pune të përbërë nga njëmbëdhjetpë punonjës, për mënyrën e ekzekutimit dhe kthimin e përgjigjes për ekzekutimin. Punonjësit e grupit të punës, pasi kanë vlerësuar rastin, kanë përpiluar relacionin, sipas të cilit duhej të kerkohej nga gjykata dhe prokuroria, që të bënin sqarimin dhe interpretimin e vendimit, lidhur me pasuritë konkrete dhe veprimet që duhej të kryheshin me pronësinë mbi pasuritë përkatëse.

Pas komunikimit të vendimit për caktimin e masës, personave të dyshuar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurimit të dhënë me vendimin nr. 44 datë 26.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale A. Gj, M. T, O. B, S. Gj, B. I, O. M, E. Ll, D. S, Xh.Gj, V. Ll, D.P, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës”, të parashikuar nga neni 320/1 i K. Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 52 (207), datë 30.01.2024, ka vendosur:

-Vazhdimin e masës së sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 te K.Pr.Penale të caktuar me vendimin nr.44 Akti, datë 26.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ndaj personave nën hetim A. Gj, M. T, O. B, S. Gj, B. I, O. M, E. Ll, D. S, Xh. Gj, V. Ll, D. P.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bërë:

Nga personat nën hetim me iniciale Gj, M.T, O.B, S.Gj, B.I, Xh. Gj, V. Ll, D. P, O.M dhe D.S, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit, revokimin e masave të sigurimit të caktuara me vendimin nr.44 Akti, datë 26.01.2024 të Gjykates se Shkalles se Pare e Juridiksionit te Pergjithshem Lezhë
Nga personi nën hetim me iniciale Ll, i cili kërkoi paligjshmërinë e vazhdimit të masës së sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, pasi fakti nuk përbën vepër penale dhe shfuqizimin e masës.
Gjatë gjykimit në Apel prokurori i apelit z. Lazer Çardaku, kërkoi:

-Prishjen e vendimit dhe kthimin e saj për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, por me tjetër trup gjykues.

Në përfundim të gjykimit, më datë 23.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Z. Fuat Vjerdha, vendosi:

-Ndryshimin e vendimit me Nr.52 (207), datë 30.01.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë dhe revokimin e masave të sigurimit të caktuara me vendimin nr. 44 regjistri themeltar, datë 26.01.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për të dyshuarit A. Gj, M. T, O. B, S. Gj, B. I, Xh Gj, V. Ll, D. P, O. M, D. S dhe E. Ll.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts