Numër i lartë viktimash nga Covid-19 në Kosovë, shënohen edhe 1612 raste pozitive në 24 orët e fundit

KOSOVE

Në Kosovë u konfirmuan të mërkurën edhe 32 viktima nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 1.612 raste pozitive. Rastet e reja rezultuan pas testimit të 13.953 mostrave.

Shifra prej 1,612 i bie që rreth 12 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Në 24-orëshin paraprak, 2.460 pacientë u shëruan, ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 26.524.

Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 862.000 vaksina kundër koronavirusit. Në total, 291.645 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *