Numër rekord avionësh kinezë fluturojnë në qiellin e Tajvanit

13:37 05/10/2021

Tajvani ka urdhëruar Beijing që të ndalojë “aksionet e papërgjegjshme provokuese” pasi një numër rekord avionësh kinezë kanë hyrë në kufirin ajror të vendit.

Sulmi i së hënës shënoi ditën e katërt të provokimeve nga flota ajrore kineze, ku u dërguan 150 avionë drejt zonës së mbrojtjes të Tajvanit.

Sipas disa analistëve, shqetësimi në rritje i Beijing për Tajvanin vjen sepse vendi po lëviz me hapa drejt deklarimit formal të pavarësisë dhe mund të jetë një paralajmërim për Presidentin Tsai. Ky i fundit ka përsëritur disa herë se Tajvani është një shtet i pavarur, që ka Kushtetutën, ushtrinë dhe qeverinë e tij të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Tajvani ka kryer raportime për më shumë se një vit për fluturime të tilla të përsëritura shtetit kinez edhe pse ata e deklarojnë veten si një shtet sovran./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *