Numrat e “inkriminuar” të Alegrit/ S’kap dot as Pirlon, ja arsyet që e rrezikojnë teknikun bardhezi









Masimiliano Alegri u kthye me shumë bujë në Torino, madje të gjithë menduan se pas një vendi të katërt shumë drithërues me Pirlon, Juventusi do të rikthehej menjëherë te fitoret, por nuk është kështu. Madje, tani më shumë se kurrë “Kontit Maks” i dridhet seriozisht pankina dhe shumë prej arsyeve ai ia ka shkaktuar vetes.

alegri pirlo

– Pikësëpari erdhi me shumë fodullëk, aq sa me karakterin e tij dhe disa prapaskena të rënda që kishin dalë nga sezoni i parë në Torino së bashku, ai shtyu Kristiano Ronaldon që të largohet një vit përpara përfundimit të kontratës me portugezin.

– E dyta është se “shpëtimtari” i Juves, edhe nëse i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund, nuk do të shkojë më shumë se 78 pikë në renditje, aq sa arriti Pirlo në aventurën e tij të parë, pa asnjë eksperiencë në trajnim. Por “Maestro” më shumë se “Konti Maks” përveç se arriti të kualifikohet në Champions, ndërkohë kishte fituar edhe Superkupën dhe Kupën e Italisë, sivjet rrezikohet “zero titulli”, sa për të përmendur Murinjon…

– Dhe e treta, por jo më pak e rëndësishmja, Alegri edhe pas sfidës ndaj Bolonjës nënvizon se pa një ndeshje të mirë, kur vetëm e tillë nuk ishte. Ky mentalitet po lodh shumë sidomos tifozët, sepse te Juventusi një barazim me Bolonjën në Torino ka shijen e humbjes.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *