“Numri i atyre që janë të kënaqur me qeverisjen tonë, minimal”, Rama vijon turin e falënderimeve: Rezultati i 14 majit, sfidues!

numri i atyre qe jane te kenaqur me qeverisjen tone minimal rama vijon turin e falenderimeve rezultati i 14 majit sfidues
numri i atyre qe jane te kenaqur me qeverisjen tone minimal rama vijon turin e falenderimeve rezultati i 14 majit sfidues

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot turin e falënderimeve pas “Lokaleve” në qytetin e Tiranës.

Ai ka evidentuar se harta e fitores ashtu siç tregon se njerëzit nuk e kanë humbur shpresën në këtë qeveri,, është edhe sfiduese dhe mund të kthehet në problem pasi tregon se pritshmëritë janë të mëdha.

Rama ka shtuar gjithashtu se është i vetëdijshëm që numri i atyre që janë shumë të kënaqur nga qeverisja e deritanishme janë të paktë

“Nuk duhet të biem në kurthin e idesë që njerëzit janë të lumtur me ne, ajo hartë nuk është pasqyrë e lumturisë së popullit me ne.

Edhe këtu në sallë nëse secili pyetet a është i kënaqur me qeverinë e bashkinë, besoj që numri i atyre që thonë janë shumë të kënaqur do jetë minimal.
Unë vetë nuk jam shumë i kënaqur. Edhe unë kur votoj nuk votoj se jam shumë i kënaqur, por sepse duhet të vijohet kjo punë.

Njerëzit kanë votuar edhe pse nuk janë të kënaqur, por besojnë që gjerat që ata presin të bëhen, jemi ne që mund t’i bëjmë dhe nuk janë të tjerët.

[embedded content]

Një gjë e veçantë është në këtë rezultat, që është edhe pjesa më e rëndë e rezultatit, që është pritshmëria.
Në mes të mandatit të tretë, të kesh një pritshmëri kaq të madhe, është shumë sfiduese.

Sigurisht është inkurajuese sepse tregon që njerëzit nuk kanë humbur shpresën tek ne, por pritshmëria e madhe mund të kthehet në problem të madh. Presin shumë, por mbase jo për një kohë të gjatë.
E njëjta vlen edhe për bashkitë ku kemi fituar një mandat të dytë apo tretë”, ka deklaruar Rama.

Rama ka folur edhe në lidhje me Hipotekën, e cila sipas tij është trajtuar keq, pasi është parë si një vend ku të fortët e partisë mund të punësonin njerëz.

“Kemi përgjegjësinë, që një bankë, hipoteka bankë jo likuiditeti por pasurish të paluajtshme, e kemi trajtuar si një vend ku të fuqishmit e partisë e përdorin për të punësuar njerëz.

Përtej gjykatave ka një drejtësi tjetër të qenit e drejtë me qytetarin, që nuk përbën vepër penale apo administrativë të gabuar, por padrejtësi. ne nuk jemi krenar pavarësisht gjithçka dhe gjërave që po bëhen që nuk ishin bërë kurrë më parë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts