Numri i të vdekurve nga cikloni në Brazil është rritur në 22

Numri i të vdekurve u rrit në 22 nga një ciklon ekstratropikal në shtetet jugore të Brazilit Rio Grande do Sul dhe Santa Catarina, thanë autoritetet.

Nga totali, 21 vdiqën në Rio Grande do Sul, tha guvernatori Eduardo Leite gjatë një konference për shtyp.

Në shtetin fqinj të Santa Catarina, një burrë vdiq pasi një pemë ra në makinën e tij në qytetin Jupia, për shkak të erërave të forta, tha një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve.

Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva ka njoftuar dërgimin e ekipeve të shpëtimit dhe fondeve për bashkitë e prekura nga cikloni.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts