Numri i viktimave nga COVID-19 në gjithë botën më i lartë se 5 mln, dy studime të reja për pandeminë ofrojnë pamje të zymtë: 50 mln njerëz po infektohen me virusin çdo 90 ditë

UASHINGTON – Dy studime të ndryshme të pandemisë COVID-19 japin një analizë të zymtë.

Njëri studim thotë se numri i viktimave i pranuar gjerësisht në 5 milionë, është ndoshta më i lartë, dhe se kjo shifër është arritur që në 1 nëntor kur njoftoi shifrat e saj Qendra për Koronavirusin e Universitetit Johns Hopkins. Studimi tjetër jep një analizë të hidhur statistikore të pandemisë, ndër të tjera edhe faktin se 50 milionë njerëz po infektohen me virusin çdo 90 ditë.

Agjencia e lajmeve Reuters e shtrin analizën e saj në perspektivë duke rikujtuar se u desh rreth një vit për të regjistruar 50 milionë rastet e para me COVID-19. Niveli i lartë i tanishëm është për shkak të variantit delta që ka transmetueshmëri të lartë, thotë Reuters.

Numri i rasteve të të infektuarve në Rusi, Ukrainë dhe Greqi është “pothuajse në nivelin rekord të rasteve të raportuara që kur filloi pandemia dy vite më parë”, thotë Reuters, me infektimet e reja që vazhdojnë të rriten në 55 nga 240 vende të botës.

Të hënën, Gjermania raportoi numrin më të madh ditor që nga fillimi i pandemisë. Instituti Robert Koch raportoi 201.1 raste të reja për 100 mijë njerëz gjatë shtatë ditëve të fundit, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 197.6 për 100 mijë. Agjencia franceze e lajmeve AFP raporton se shkalla e COVID-it në shtetin gjerman lindor Saksoni është më shumë se dyfishi i normës kombëtare, në 491.3.

Hetimi i agjencisë së lajmeve Reuters përpiloi gjithashtu statistikat për pabarazinë e vaksinimit, ku ndër të tjera duket se më shumë se gjysma e popullsisë së botës nuk ka marrë asnjë vaksinë të vetme ndaj COVID-19 dhe më pak se 5% e popullsisë në vendet me të ardhura të ulëta ka marrë vetëm një dozë të vaksinës.

Numri i të vdekurve në disa vende mund të jetë shumë herë më i lartë se raportet zyrtare të qeverisë, sipas revistës “The Economist”. Revista thotë se ka disa arsye për shifrat më të vogla të raportuara. Disa vende nuk përfshijnë në numrin e vdekjeve nga COVID-19 personat që nuk rezultuan pozitivë për COVID-19-ën para se të vdisnin. Gjithashtu, spitalet dhe qeverisja vendore jo gjithmonë i përpunojnë menjëherë çertifikatat e vdekjes. Përveç kësaj, njerëzit që vdesin në shtëpi mund të mos përfshihen në numrin e viktimave nga COVID-19.

Këshilli i një qyteti në veri të Kalifornisë e ka deklaruar veten “republikë kushtetuese”, si një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë e tij me atë që e konsideron tejkalim të autoritetit shtetëror dhe federal në lëshimin e urdhëresave, si p.sh. për mbajtjen e maskave për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Megjithatë, ekspertët ligjorë thonë se vendimi i këshillit të qytetit Oroville nuk i lejon këtij qyteti të shmangë urdhëresat.

Të vaksinuarit plotësisht në shtetin e Uellsit të Ri Jugor, në Australi, po shijojnë heqjen e një numri kufizimesh për koronavirusin të hënën, përfshirë eliminimin e kufizimeve ndaj numrit të vizitorëve në shtëpi.

Punonjësit e shëndetësisë në Indi po përgatiten për një rritje të rasteve të koronavirusit pas Diwalit, festivali vjetor i dritave, që filloi të enjten.

Dr. Prakash Singh, një virolog, i tha gazetës “The New York Times” se, “për këtë Diwali, njerëzit pothuajse harruan se virusi është ende këtu dhe po vret njerëz”./VOA/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *