Numri i viktimave nga përleshjet kufitare Kirgistan-Taxhikistan rritet në 55

Numri i të vdekurve nga përleshjet e javës së kaluar në pjesën e diskutueshme të kufirit Kirgistan-Taxhikistan është rritur në 55.

Numri i qytetarëve të Kirgistanit që humbën jetën në konfliktin e armatosur në rajonin Batken të Kirgistanit është rritur në 36 me 183 të plagosur, tha Ministria e Shëndetësisë së Kirgistanit.

Ndërkohë, numri i taxhikëve që humbën jetën në konflikt arriti në 19, përfshirë nëntë ushtarë me 88 të tjerë të plagosur, sipas raporteve të mediave.

Në një deklaratë nga Kamchybek Tashiev, kreu i Komitetit Shtetëror për Sigurinë Kombëtare të Kirgistanit, kufiri i diskutueshëm 112 kilometra do të “caktohet” nga Kirgistani dhe Taxhikistani deri më 9 maj.

Tashiev tha se të dy vendet kanë arritur mirëkuptim të përbashkët për disa çështje kufitare dhe po bëhen përpjekje për të përcaktuar kufijtë e saktë.

Përleshjet kufitare filluan të mërkurën e kaluar midis Taxhikistanit dhe Kirgistanit për kontrollin e rrjetit lokal të shpërndarjes së ujit, sipas mediave kirgize.

Sipas Radios “Evropa e Lirë”, pajisjet e mbikëqyrjes u instaluan nga zyrtarët taxhikë në qendrën e shpërndarjes së ujit Golovnoi, për të cilën Kirgistani thotë se ndodhet në një zonë të diskutueshme.

Përleshjet shpërthyen pas ndërhyrjes së trupave kufitare nga të dy vendet dhe ushtarët u dërguan në rajon me automjete të blinduara nga të dy palët.

Tensionet për kontrollin e furnizimit me ujë vazhduan deri të enjten e kaluar me banorët që gjuanin me gurë njëri-tjetrin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *