Nxirren nga rrënojat trupat e dy fëmijëve

11:18 01/07/2021

Rritet në 18 bilanci i viktimave në Miami

Trupat e dy fëmijëve janë gjetur në rrënojat e ndërtesës 12 katëshe në Miami, duke e çuar bilancin e viktimave në 18. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë punuar me orë të tëra për të gjetur të mbijetuarit duke përdorur mjete të specializuara.

Mbi 150 njerëz rezultojnë ende të zhdukur pas shembjes një javë më parë. Viktimat e fundit që janë gjetur nuk janë identifikuar ende publikisht. Zyrtarët thonë se ata mbeten me shpresë se do të gjenden disa të mbijetuar.

Operacioni vijon edhe pse vala e nxehtësisë ka përfshirë të gjithë vendin duke shënuar temperatura rekord. Avokatja e Shtetit të Qarkut Miami-Dade, Katherine Fernandez Rundle tha se do të mblidhte një juri të posaçme për të shqyrtuar sigurinë e ndërtesës dhe çfarë hapash mund të merren për të mbrojtur banorët nga fatkeqësitë e ngjashme në të ardhmen.

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe gruaja e tij Jill planifikojnë të vizitojnë skenën e tragjedisë. Biden ka lëshuar një deklaratë emergjence dhe u siguroi zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë ndihmë federale për të ndihmuar t’i përgjigjen kolapsit shkatërrues.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *