“Nxirrni listën e përfituesve të AZHBR-së”/ Deputeti Sula akuza ministres Krifca: Sa mln euro i ke dhënë ish-punëdhënësit tënd?

nxirrni listen e perfituesve te azhbr se deputeti sula akuza ministres krifca sa mln euro i ke dhene ish punedhenesit tend
nxirrni listen e perfituesve te azhbr se deputeti sula akuza ministres krifca sa mln euro i ke dhene ish punedhenesit tend

Deputeti Dashnor Sula në fjalën e tij në Kuvend u shpreh kritik ndaj ministres së Bujqësisë, Frida Krifca. Sula bëri thirrje që drejtësia të mos kursejë askënd që ka vjedhur paratë e shqiptarëve.

Ndërsa bëri thirrje që të publikohet lista e përfituesve të AZHBR-së, pasi sipas tij janë bërë abuzime të mëdha.

“Këtu skandali ndjek skandalin. Këto ditë bëhen edhe më nxehta me skandalet. Jam shumë i lumtur që më në fund drejtësia ka filluar të funksionojë në maksimum. Në emër të gjithë kolegëve të opozitës vlerësojë organin e SPAK. Sfidat tuaja janë të mëdha, por unë ju inkurajoj të mos ndaleni për të vendosur drejtësinë. Kemi një diferencë krahasuar me Bosnje Hercegovinën apo me Maqedoni për korrupsionin. Ish-drejtoresha e AZHBR-së, zonja Krifca, ministrja e Bujqësisë Krifca, kur ishte drejtoreshë e AZHBR-së, sa para i ke dhënë ish-punëdhënësit tënd, sa mln euro i ke dhënë ish-punëdhënësit tënd? Këto janë gjëra që t’i duhet t’i japësh përgjigje. Hapni listën e përfituesve të AZHBR, për të parë se kush janë, nxirrni listën e përfituesve. Ministrja e Bujqësisë, a e njeh zonjën Ada Demiri, Jurgen Dashin që kanë përfituar miliona euro nga AZHR. Ku i çuan këto para? Ministrja e Bujqësisë të na provojë që sera e inceneratorit të Tiranës për të mbjellë domate e speca nuk funksionon më. 1.1 mln euro të hedhur në Vilë Bashtovë, ka ngelur vetëm një godinë dhe ato e kanë marrë ato të inceneratorëve. Këto janë të vërteta për të cilat ministrja e Bujqësisë të japë përgjigje. Ku e keni sot njeriun që e kishit hyjnor, satelit qiellor, bravo i qoftë, iku të gëzojë paratë. Por të jeni të sigurt se drejtësia nuk do të harrojë ata që janë të përfshirë”, tha ndër të tjera deputeti Dashnor Sula, duke shtuar: “A ka nga mazhoranca ministra e deputetë që kanë marrë fonde nga AZHBR , po dhe shumë madje. Nxirrni listën”, ka thënë ndër të tjera Sula.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts