Nxori sekretet e Pentagonit dhe CIA-s/ Gjykata britanike merr vendimin, Julian Assange do të ekstradohet drejt SHBA

Një gjykatë britanike ka vendosur që themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, të ekstradohet në SHBA, ku ai rrezikon deri në 175 vite burg, pasi akuzohet për nxjerrjen e sekreteve shtetërore.

Assange publikoi në vitin 2020 materiale diplomatike, sekrete ushtarake të Pentagonit dhe CIA-s, tepër sekrete në faqen Wikileaks.

Gjykata e Lartë rrëzoi një vendim të 4 janarit nga gjyqtarja e qarkut Vanessa Baraitser se themeluesi i Wikileaks nuk mund të ekstradohej për arsye të shëndetit mendor pas një apeli nga SHBA.

Më 11 gusht 2021, gjykata lejoi SHBA-në të zgjeronte objektin e apelimit të saj dhe më 27 dhe 28 tetor gjykata dëgjoi argumentet nga të dyja palët.

Baraitser kishte thënë se Assange nuk ishte në gjendje të përballonte sistemin e ashpër të burgjeve në SHBA dhe ishte një rrezik vetëvrasjeje nëse ai ekstradohej.

Por Gjykata e Lartë tha se kishte marrë garanci se Assange nuk do të dërgohej në një burg të sigurisë së lartë.

Ndërkohë e fejuara e tij tha se vendimi ishte një shkelje e rëndë e drejtësisë.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *