“O zagar”/ Basha nxjerr audion ku Rama shan qytetarin: Ky është kryeministri! Sharlatanë politikë që hiqen si engjëj








Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sot në Kuvend, një audio të tre viteve më parë, ku kryeministri Rama flet me gjuhë ofenduese ndaj një qytetari.

berisha121

Sipas Bashës, ky është fjalori që përdor kryeministri i vendit, me një gjuhë aspak etike.

Kryedemokrati Basha tha se Rama ka hyrë në politikë duke pasur përkrahjen e kriminelëve, një pjesë e të cilave tashmë nuk janë gjallë për shkak të intrigave të kryeministrit.

“Një nga problemet më të mëdha të kohëve moderne është mundësia që i jepet sharlatanëve politikë të luajnë me kujdesën e qytetareve që bombardohen me një volum lajmesh, propagande, mashtrimesh që është 10 fish se 10 vite më parë. Kjo i jep mundësi sharlatanëve politikë të dalin dhe të hiqen si engjëj, kur në fakt kanë qenë autorët e fjalorit më banal që mund të imagjinojë mendja njerëzore.

Këtu në këtë sallë, para qytetarëve në fushata elektorale, në emision televizive apo në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët. Nuk e kam fjalën për kërcënim për ato që parafolësi i ka pasur biletën e hyrjes në politikë, krah për krah me kriminele, një pjesë e të cilëve janë nën dhe, për shkak të intrigave politike. Kur e shndërroi bashkinë e Tiranës në pastrim të parave të krimit, kur kërciste antitanku në mes të qytetit. E kam fjalën edhe për një mos përmbajtje, të përmasave jo njerëzore apo për të qenë metaforik, shtazore, ku ishte krejtësisht e panevojshme, ndaj një qytetari të pambrojtur”, tha Basha.

Në audion e regjistruar qe Basha publikoi ne Parlament degjohet kryeministri duke thene: “O zagar, çfarë vodha unë mor të q**sha robt. Mor rrugaç, mor maskara.

“Ky ishte kryeministri i vendit, E dini çfarë është më e turpshmja në këtë vend, mjafton të shkuarash ‘Edi Rama fjalor banal’ dhe dëgjon gjithë natën cfarë fjalori banal ka përdorur ky kryeministër. Fjalë që edukata ime nuk më lejon ti përsëris. Ky është fjalori i këtij që sot thotë nuk e ul dot veten. Ku ta ulësh më shumë veten seç e ke ulur”, vijoi më tej Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.