“Objektivi kryesor ishte goditja ndaj LSI”/ Monika Kryemadhi: Fronti opozitar shërbeu për të majmur llogaritë e disave









Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhit ka deklaruar se opozita gaboi në strategjinë e fushatës zgjedhore për 25 prillin.

Sipas saj, marrëveshja me PD kishte si objektiv të fshehur, më shumë se fitoren, interesin personal dhe dëmtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim që ajo drejton.

lulzim basha monika kryemadhi

“Dëmin ja bëmë opozitës, qoftë unë, Berisha dhe aq më shumë Basha, duke filluar nga metodologjia për mos të bërë fushatë në 25 prill, me idenë e kultit të individit. Një nga gabimet kryesore ishte që pretendonim të bënim zotin Basha si kryeministër, kurse ne duhet të dilnim me disa kandidatë për kryeministër, për mos t’ia bënim askujt të qartë se kush do të ishte ai që do të merrte atributet e ndarjen e tortës politike midis mazhorancës dhe opozitës.

Mendoj  se PD ka shumë për të reflektuar, ka disa fushata që humbet, e njëjta gjë edhe LSI, por nuk duhet harruar se ne hymë në fushatën e 25 prillit pa asnjë armë politike, për t’i qëndruar besnike marrëveshjes së frontit opozitar, që tashmë nuk ekziston më, që shërbeu për ta majmur llogari bankare të disa individëve, por që objektivi kryesor ishte goditja frontale ndaj LSI për ta minimizuar por kanë bërë gabim se votat tona do të vendosin balancat e të ardhmes, kanë gabuar edhe PD edhe PS”, u shpreh Kryemadhi në një intervistë për A2.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.