OBSH: 6 vende afrikane do të prodhojnë vaksinat e tyre mRNA, ja cilat janë

Gjashtë vende afrikane janë zgjedhur për të krijuar prodhimin e tyre të vaksinës mRNA. Kjo është bërë e ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në samitin e sotëm të Bashkimit Evropian, Bashkimit Afrikan në Bruksel.

Egjipti, Kenia, Nigeria, Senegali, Afrika e Jugut dhe Tunizia janë përzgjedhur si marrësit e parë të teknologjisë nga qendra globale e vaksinave mRNA të OBSH-së, në një përpjekje për të siguruar që kontinenti afrikan të mund të prodhojë dozat e veta për të luftuar Covid-in dhe sëmundjet e tjera.

Njoftimi u bë në një ceremoni të organizuar nga Këshilli Evropian, Franca, Afrika e Jugut dhe OBSH-ja në praninë e Presidentit Macron, Presidentit Ramaphosa, Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Qendra globale e transferimit të teknologjisë mRNA, u krijua në 2021, për të mbështetur prodhuesit në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme për të prodhuar vaksinat e tyre, duke siguruar që ata të kenë të gjitha procedurat e nevojshme operative dhe njohuritë për të prodhuar vaksinat mRNA, sipas standardeve ndërkombëtare.

Në varësi të infrastrukturës, fuqisë punëtore dhe kërkimit klinik dhe kapacitetit rregullator, OBSH-ja dhe partnerët do të punojnë me vendet përfituese për të zhvilluar një udhërrëfyes dhe për të vendosur trajnimin dhe mbështetjen e nevojshme në mënyrë që ato të mund të fillojnë prodhimin e vaksinave sa më shpejt të jetë e mundur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.