OBSH alarm: Turmat pa maska në Euro 2021, shkatërruese

14:28 12/07/2021

Pamja e 60 mijë spektatorëve që ndiqnin live përballjen Itali-Angli është konsideruar shkatërruese nga OBSH. Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove ka shprehur shqetësimin për turmat e njerëzve që nuk mbanin maskë, teksa këndonin dhe brohorisnin për finale.

“A duhet të kënaqem teksa shoh transmetimin [e koronavirusit] përpara syve të mi”, shkroi Van Kerkhove në Twitter, duke shtuar se varianti Delta “do të përfitojë nga njerëzit e pavaksinuar”.

Më herët, kryeministri britanik Boris Johnson, e mbrojti vendimin për të lejuar më shumë se 60,000 njerëz të merrnin pjesë në ndeshjen finale, duke thënë se ajo do të organizohet në “një mënyrë të kujdesshme dhe të kontrolluar, me testimin e të gjithëve që shkojnë atje”.

Globalisht, shkalla e infeksionit me koronavirus është duke u rritur. Javën e kaluar kanë qenë mbi 2.6 milionë raste të reja ndërsa Evropa ka përjetuar rritje për 30 për qind të rasteve, referuar shifrave nga OBSH-ja të publikuara në raportin e saj të fundit epidemiologjik.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *