OBSH: Aspartami mund të shkaktojë kancer

obsh aspartami mund te shkaktoje kancer
obsh aspartami mund te shkaktoje kancer

[embedded content][embedded content]

12:47 14/07/2023

Ëmbëlsuesi përdoret te pijet dietike e çokollatat

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpall aspartamin, ëmbëlsuesin që përdoret gjerësisht në industrinë ushqimore në vend të sheqerit tek pijet dietike, si një përbërës që “mund të shkaktojë kancer tek njeriu”. Megjithatë, ky vlerësim ka shumë paqartësi.

“Nuk po këshillojmë kompanitë të tërheqin nga tregu produktet që përmbajnë aspartam dhe që konsumatorët të mos i konsumojnë, por vetëm të mos e teprojnë”.

Në studimet e dy paneleve të ndryshëm të ekspertëve, nuk thuhet se sa është masa e saktë që këshillohet për t’u përdorur dhe se çfarë rreziqesh i kanosen konkretisht shëndetit të konsumatorëve. Mendohet se aspartami është i lidhur me disa lloje të tumoreve të mëlçisë por ende nuk ka evidenca të sakta. Aspartami përdoret si ëmbëlsues në pijet e ëmbla me gaz, çamçakëzë, disa lloje karamelesh e çokollatash.

OBSH le në fuqi nivelin e këshilluar të përdorimit të aspartamit në industri të miratuar që në 1981-shin, 40 miligram për çdo kilogram produkt. Ekspertët e organizatës sqaruan se konsum i tepërt është kur një person që peshon 60 deri 70 kg, konsumon më shumë se 9 kanaçe pije të ëmbla të gazuara në ditë.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts