OBSH bën thirrje për kujdes: Mund të përhapen variante të reja të Covid

10:21 17/07/2021

OBSH bën thirrje për kujdes të shtuar dhe thekson se pandemia nuk është ndalur ende. Madje, ekziston mundësia që të përhapen variante te reja edhe me te rrezikshme se ato aktualet në qarkullim.

Alarmi shkakton shqetësim, veçanërisht duke patur parasysh edhe rritjen e numrit të infektimeve në të gjithë Evropën.

Aktualisht Agjencia Evropaine e Barnave konfirmon efikasitetin e vaksinave edhe kundër varianteve të reja të shfaqura deri më tani. Sipas EMA këto cikle vaksinash ofrojnë mbrojtje ndaj gjithë mutacioneve përfshirë këtu edhe Deltën, dhe evitojnë hospitalizmin e shfaqjen e sëmundjes me simptoma të vështira.

Por alarmi i ri mbërrin nga zyra e Komitetit të Emergjencës së OBSH që paralajmëron për përhapje të varianteve të reja më të rrezikshme e më të vështira për t’u vënë nën kontroll të Sars Cov 2, duke bërë më të vështirë ndalimin e epidemisë dhe duke e zgjatur në kohë. 

Ndërkohë EMA rithekson se ende nuk ka siguri të plotë sesa zgjat mbrojtja nga vaksina dhe nëse do të ishte e nevojshme një dozë e tretë.

Por specialistët shpjegojnë se është ende shumë herët për të konfirmuar një urdhër të tillë, pasi edhe evidencat shkencore nuk e kanë vërtetuar ende një gjë të tillë.

Klan News









Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *