OBSH bie dakord të diskutojë për reforma për të luftuar emergjencat shëndetësore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se më 29 nëntor do të mbahet një takim i posaçëm për të diskutuar reformat kyçe dhe për të formuar një marrëveshje ndërkombëtare për të rritur aftësinë e kësaj agjencie në luftën e pandemive dhe emergjencave shëndetësore.

Asambleja e 74-të Botërore e Shëndetësisë (WHA) ra dakord për të forcuar bashkëpunimin për të krijuar mekanizma për komunikim, koordinim dhe artikulim të programeve dhe politikave mbi çështjet shëndetësore. Kjo rezolutë do të kërkojë t’u përgjigjet në mënyrë adekuate rreziqeve dhe emergjencave të shëndetit publik me interes ndërkombëtar.

Drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së, Dr. Michael Ryan, e përshëndeti rezolutën, duke theksuar se “tani për tani patogjenët kanë epërsinë”.

“Ata po shfaqen herë pas here dhe shpesh herë në heshtje në një planet që është jashtë ekuilibrit. Ne duhet ta kthejmë pikërisht atë gjë që na ekspozuar në këtë pandemi, ndërlidhjen tonë, ne duhet ta kthejmë atë në një forcë”, tha Ryan.

Zbatimi i marrëveshjes

“Marifeti tani” do të jetë zbatimi i marrëveshjes dhe financimi i qëndrueshëm i të gjitha rekomandimeve në rezolutë.

WHA është organi vendimmarrës për OBSH-në dhe zakonisht mblidhet çdo vit të paktën një herë.

“Siç e dini, një ditë kjo pandemi do të ketë mbaruar. Por shumë prej plagëve psikosociale dhe psikologjike të lidhura me pandeminë (COVID-19) do të qëndrojnë me ne për një kohë të gjatë”, tha Tedros Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.

Ghebreyesus tha se e gjithë bota është prekur nga trauma masive dhe shtoi se “vëmendja ndaj shëndetit mendor do të jetë shumë qendrore”.

Rezoluta erdhi nga ‘Paneli i Pavarur për Gatishmërinë dhe Reagimin Pandemik’, i cili më 12 maj i bëri thirrje komunitetit global të ndërmarrë veprime më të vendosura për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19 dhe për të miratuar reforma për të parandaluar krizën e ardhshme.

Para WHA-së, OBSH kishte bërë thirrje për studime të mëtejshme mbi origjinën e virusit COVID-19 dhe më 27 maj SHBA lëshoi një thirrje për organizatën shëndetësore për të kryer një hetim të dytë.

Po nuk pati asnjë pikë në rendin e ditës për një hetim të tillë në asamblenë shëndetësore.

Në një uebinar të OBSH-së të premten, Ryan tha se do të dëshironin që të gjithë atje të ndajnë politikën nga kjo çështje e shkencës, duke shtuar se “i gjithë ky proces po helmohet nga politika”.

“Ne vazhdojmë të punojmë me ekipin ndërkombëtar në vëzhgimin e rekomandimeve nga komisioni i parë me të cilin jemi angazhuar dhe me një numër të madh të vendeve anëtare për të kërkuar kontributet e tyre në fazën tjetër të studimeve të nevojshme”, tha Ryan.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *