OBSH: COVID-19 i rrezikshëm edhe kur të bëhet endemik! Parandalimi i viktimave mund të sjellë fundin e gjendjes së jashtëzakonshme

Ndërsa është folur se pandemia COVID pritet të kalojë në endemi, vijnë ende deklarata nga ekspertë mjekësore të cilët paralajmërojnë se virusi sërish do të jetë i rrezikshëm.

‘Thjesht fakti se pandemia COVID-19 do të hyjë në një fazë endemike nuk do të thotë se virusi nuk do të jetë më i rrezikshëm’, paralajmëroi sot kreu i Urgjencës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në një takim me Forumin Ekonomik Botëror, Dr. Michael Ryan sqaroi se endemik në vetvete do të thotë se do të jetë me ne përgjithmonë, ndërsa shtoi:’ Njerëzit po flasin për një pandemik kundër sëmundjeve endemike, por malaria endemike po vret qindra njerëz, HIV është po ashtu endemik’, përfundoi ai.

Shfaqja e Omicron që është deri më tani varianti më ngjitës , duket se shkakton simptoma më pak të rënda tek personat që janë vaksinuar.

‘Ne nuk do të shpëtojmë nga virusi këtë vit. Nuk mund të shpëtojmë kurrë nga viruset. Ajo që ne mund t’i japim fund është gjendja e jashtëzakonshme për shëndetin publik. Është e nevojshme që të arrihet norma më e ulët e incidencës me numrin maksimal të vaksinimeve. Duhet të parandalohen vdekjet’, ka thënë më tej Ryan duke theksuar se ky do të jetë edhe fundi i gjendjes së jashtëzakonshme dhe fundi i pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *