OBSH: Europa, epiqendra e Covid-19

obsh europa epiqendra e covid 19
obsh europa epiqendra e covid 19

09:28 05/11/2021

Evropa është edhe një herë “në epiqendrën” e pandemisë së Covid-19. Paralajmërimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pas rritjes së rasteve në disa shtete të kontinentin.

Në një konferencë për shtyp, kreu i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge tha se kontinenti mund të arrijë në gjysmë milioni vdekje të tjera deri në shkurt. Sipas tij, shkaku qëndron në pamajftueshmërinë  e marrjes së vaksinave.

Shkalla e vaksinimit është ngadalësuar në të gjithë kontinentin muajt e fundit. Ndërsa rreth 80% e njerëzve në Spanjë janë goditur dyfish, ky numër është më i ulët në Francë dhe Gjermani – përkatësisht 68% dhe 66% – dhe akoma më i ulët në disa vende të Evropës Qendrore dhe Lindore. Vetëm 32% e rusëve u vaksinuan plotësisht deri në tetor 2021.

Gjermania është një nga shtetet që regjistroi raste rekord 34,000 të infektuar në 24 orët e fundit. Në Britani zyrtarët e shëndetit publik janë të shqetësuar për një valë të katërt të infeksionit. Rritjet më dramatike të vdekjeve kanë qenë javën e kaluar në Rusi, ku u regjistruan më shumë se 8,100 vdekje. 

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts