OBSH, hetim të ri për origjinën e Covid-19

17:58 14/10/2021

Nuk përjashtohet pista e daljes nga laboratori

Organizata Botërore e Shëndetësisë ngre një ekip të ri ekspertësh që do të hetojë për origjinën e koronavirusit. Drejtuesit e organizatës thanë se nga hetimet nuk përjashtohet pista e daljes së virusit nga laboratori si dhe ajo e kalimit nga kafshët e egra tek njeriu.

Ata thanë gjithashtu se kjo do të jetë përpjekja e fundit për të zbuluar origjinën e këtij virusi. Pjesë e këtij ekipi, që do të quhet Grupi Këshillimor Shkencor për origjinën e virusit, do të jenë 26 ekspertë. Mes tyre, 6 ishin pjesë e grupit që vizitoi Kinën në fillim të këtij viti.

Krahas origjinës së Covid-19, ky ekip do të merret edhe me zbulimin e patogjenëve të tjerë, që mund të kenë rrezikshmëri të lartë për shëndetin e njerëzve.

Pekini zyrtar kërkoi që hetimi i ri të mos politizohet. Autoritetet kineze kanë nisur analizat e dhjetëra mijëra kampionëve të gjakut, të marra në muajt e parë të pandemisë.

Ndërsa, kryevirologu amerikan Anthony Fauci tha se koronavirusi mund të qarkullojë përgjithmonë në tokë, pasi sipas tij, deri më sot kanë qenë shumë të rralla rastet e sëmundjeve ngjitëse mes njerëzve që janë zhdukur.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *