OBSH: I nxituar lehtësimi i masave në disa vende

16:33 06/07/2021

“Në vjeshtë mund të përsëritet kriza e 2020”

OBSH e konsideron të nxituar lehtësimin e masave anti-COVID në shumë vende të botës, ku infektimet kanë pësuar rënie. Drejtuesit e Organizatës thonë se në Vjeshtën e këtij viti rrezikon të përsëritet kriza e vitit të kaluar.

Organizata botërore e shëndetësisë u bën thirrje vendeve të botës të bëjnë kujdes me lehtësimin e masave anti-COVID. Kreu i emergjencave pranë kësaj organizate, Majk Rajan thotë se shumë vende kanë një nxitim të parakohshëm për lehtësimin e masave, ndaj dhe u kujton vitin e kaluar.

“Kujtoni Verën e kaluar, kur gjithçka shkoi mirë dhe më pas, erdhi Shtatori e Tetori dhe përfunduam me vështirësi të mëdha”.

Rajan paralajmëron se një krizë si ajo e vjeshtës së kaluar mund të përsëritet sërish, sidomos kur në qarkullim është një variant edhe më i ashpër, si Delta. OBSH kërkon përshpejtimin e ritmeve të vaksinimit, pasi sipas ekspertëve të kësaj organizatave, vetëm imunizimi masiv i popullatës globale mund ta ndërpresë zinxhirin e përhapjes së COVID-19.

Presidentja e Komsionit Europian Ursula von der Lajen tha këtë të Martë se BE i ka kapacitetet për të përshpejtuar procesin, duke shprehur bindjen se brenda këtij muaji do të përmbushet objektivi i vaksinimit të 70% të të rriturve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *