OBSH lë në fuqi emergjencën e Covid-19

17:20 14/04/2022

Rekord me 27 mijë infektime ditore në Shangai

Organizata Botërore e Shëndetit do të vazhdojë të mbajë në fuqi gjendjen e emergjencës ndaj COVID-it, pavarësisht se vdekshmëria ndodhet në kuotat më të ulta të gjithë periudhës së pandemisë.

Në mbledhjen e fundit, kreu i OBSH-së e vlerësoi si të nevojshme mbajtjen në fuqi të emergjencës, pasi sipas tij infektimet po japin shenja rritjeje në disa rajone të botës.

Reduktimi i ndjeshëm i shtrimeve në spitale apo i shifrave të vdekjeve ka nxitur shumë vende perëndimore të lehtësojnë ndjeshëm masat anti-COVID, deri në nivelin e parapandemisë. Greqia është vendi më i fundit që njoftoi se nga 1 Qershori nuk do të kërkojë certifikata Covidi në ambientet publike, për t’i dhënë frymëmarrje turizmit për gjithë periudhën e Verës.

Krejt ndryshe janë politikat pandemike që po ndiqen këto ditë në Kinë. Shangai është në bllokadë totale. Rrugët janë të boshatisura plotësisht, teksa infektimet prej Omicronit kanë arritur rekordin absolut ditor këtë të enjte prej 27 mijë rastesh.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts