
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur së fundmi një nënvariant të ri të COVID të quajtur EG.5, të quajtur jozyrtarisht Eris, një variant shqetësues.
OBSH u ka kërkuar vendeve që t’i kushtojnë vëmendje në një kohë kur numri i të infektuarve në botë po rritet.
OBSH deklaroi se nënvarianti EG.5 nuk përbën një kërcënim të madh për shëndetin publik dhe se nuk ka asnjë provë që shkakton forma më të rënda të sëmundjes në krahasim me virozat e tjera që qarkullojnë aktualisht.
Simptomat e llojit të ri përfshijnë:
-Ethe
-Kollë e vazhdueshme
-Ndryshimi në sensin e shijes dhe/ose erës
-Lodhja
-Rrjedhje nga hunda
-Dhimbje të fytit
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al