OBSH ngre shqetësimin: Vendet e pasura po grumbullojnë vaksina kundër Omicron dhe po…

19:05 09/12/2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin e se vendet e pasura mund të blejnë shumë vaksina dhe të lënë pa doza vendet e varfra.

Në një deklaratë OBSH thotë se kjo situatë mund të krijohet për t’u mbrojtur nga varianti i ri i Covid, i cili po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës.

Ky shqetësim ngrihet në një kohë kur në shumë vendetë pasura po aplikohet doza e tretë, ndërsa në vendet e varfra qytetarë nuk kanë marrë ende asnjë dozë.

Studimet tregojnë se vaksinat nuk janë shumë efektive ndaj varianteve të reja, por sipas kërkimeve nga Pfizer/BioNTech treguan se doza e tretë jep një mbrojtje edhe ndaj Omicron.

Por sërish OBSH thotë se administrimi i dozave të para duhet të jetë prioriteti. Drejtoresha e vaksinave të OBSH-së, Kate O’Brien, u bëri thirrje vendeve më të pasura që të vazhdojnë të dhurojnë doza për vendet e varfra./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts