OBSH: Nuk është koha për të hequr masat anti-Covid

19:40 15/02/2022

Europa Lindore po preket nga një valë e re infektimesh

Një valë e re infektimesh  nga varianti Omicron i koronavirusit po lëviz drejt Europës Lindore, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila u kërkoi autoriteteve të rrisin përpjekjet për vaksinim.

Gjatë dy javëve të fundit, rastet e Covid-19 janë dyfishuar në Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Rusi dhe Ukrainë. Kështu  deklaroi drejtori rajonal i OBSH-së për Europën, Hans Kluge. Komentet vijnë në një kohë kur disa vende europiane, përfshirë Republikën Çeke dhe Poloninë, po planifikojnë lehtësimin e kufizimeve të Covid-19 gjatë muajit të ardhshëm.

Përballë valës së Omicron dhe qarkullimin e Deltas, nuk është momenti për të hequr masat që dihet se funksionojnë në frenimin e përhapjes së Covid-19”, tha Kluge.

Sipas tij, në mesin e këtyre masave përfshihet shmangia e ngjarjeve me shumë persona, vendosja e maskës në ambiente të brendshme dhe kryerja e testeve të shpejta për të identifikuar sa më herët rastet e infektimit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.