OBSH: Nuk ka prova për probleme nga vaksina AstraZeneca

AstraZeneca

18:12 15/03/2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë në një deklaratë këtë të hënë se nuk ka asnjë provë që tregon se vaksina kundër koronavirusit AstraZeneca shkakton mpiksje gjaku.

OBSH ka deklaruar se është duke i rishikuar raportet nëse kjo vaksinë ka shkaktuar probleme të tilla te disa njerëz që e kanë marrë, raporton BBC.

Deklarata e OBSH vjen në një kohë kur disa vende evropiane kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine, pasi dhjetëra njerëz të vaksinuar kanë raportuar probleme me mpiksjen e gjakut.

Kompania AstraZeneca ka thënë se rreth 17 milionë njerëz në Bashkimin Evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar e kanë marrë këtë vaksinë, ndërsa më pak se 40 raste të mpiksjes së gjakut janë raportuar që nga java e kaluar.

Nga ana tjetër zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, është shprehur organizata do t’i analizojë këto indcidente dhe se gjetjet do t’i komunikohen menjëherë publikut.

“Sot, nuk ka asnjë provë që incidentet janë shkaktuar nga vaksina dhe është e rëndësishme që fushatat e vaksinimit të vazhdojnë, në mënyrë që të mund të shpëtojmë jetë nga virusi”, tha Lindmeier.

Sot edhe Gjermania vendosi pezullimin e vaksinimit me AstraZeneca dhe autoritetet kanë deklaruar se kjo është një masë paraprake deri në përfundim të hetimeve për rastet e personave me mpiksje gjaku./tvklan.al










TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *