OBSH nuk rekomandon imunizimin me dy lloje vaksinash

08:49 10/04/2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk rekomandon imunizimin kundër COVID-19 me dy lloje të vaksinës.

Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris i tha agjencisë DPA se nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme mbi rreziqet e mundshme, nëse një person merr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca ndërsa të dytën të ndonjë prodhuesi tjetër.

Në deklaratat e saj, Harris iu referua një rekomandimi paraprak të një paneli ekspertësh të OBSH-së të bërë në muajin Shkurt.

Sipas atij rekomandimi të dyja dozat duhet të injektohen nga e njëjta vaksinë.

Ekspertët kanë bërë thirrje për më shumë hulumtime për të kontrolluar përdorimin e një përzierjeje të vaksinave.

Në Gjermani, ekziston një farë presioni për të përdorur një lloj të tillë imunizimi, pasi personat nën 60 vjeç nuk po marrin më vaksinën AstraZeneca, për shkak të frikën nga rreziku i mpiksjes së gjakut.

Sipas ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, megjithatë, 2.2 milionë qytetarë nën 60 vjeç kanë marrë tashmë një dozë të vaksinës AstraZeneca.

“Pa tĂ« dhĂ«na tĂ« mjaftueshme pĂ«r rreziqet e mundshme, nuk duhet tĂ« ketĂ« vaksinim tĂ« dytĂ« me vaksina tĂ« tjera”, tha Eugen Brysch, anĂ«tar i bordit tĂ« Fondacionit Gjerman pĂ«r Mbrojtjen e PacientĂ«ve. /REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *