OBSH: Omicron në 38 vende, asnjë vdekje

14:15 04/12/2021

Mutacioni i ri, mund të ketë marrë një pjesë të virusit të ftohjes së zakonshme, priten studimet përfundimtare

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, është identifikuar në 38 vende të botës, por deri tani, sipas OBSH-së nuk është regjistruar asnjë vdekje prej tij. “Unë nuk kam marrë asnjë informacion se ka humbur jetën ndonjë person që ishte infektuar me Omicron. Të dhënat paraprake tregojnë se transmetimi i tij është më i lartë, por kjo është gjithçka që dimë tani për tani”, tha Christian Lindmeier, zëdhënëse e OBSH. Organizata vlerëson se do të duhen disa javë që të mësohen me saktësi efektet e mundshme të Omicron.

Ndërkohë që studimet fillestare tregojnë se ky variant përmban një copëz virusi të gripit të zakonshëm, dhe kjo shpjegon përse ka simptoma më pak të rënda se Delta. Këto janë të dhënat paraprake të një studimi të kryer nga firma analitike e të dhënave me bazë në Massachusetts.

 Virologu i njohur Italian, profesor Matteo Bassetti thotë se falë këtij materiali gjenetik të virusit të gripit, Omicron është më shumë njerëzor e më pak shtazor edhe se Sars Cov 2 fillestar. Sipas tij kjo është një shenjë që se koronavirusi po dobësohet.  Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse Omicron është më infektues se variantet e tjera, nëse shkakton sëmundje më të rënda apo nëse do të kalojë Delta si varianti më i përhapur. Mund të duhen disa javë për të marrë përgjigje për këto pyetje.

Qendra për Studimin e Viruseve në Glasgou të Britanisë, ndër të paktët laboratorë që ka pajisjet e duhura për të studiuar pathogjenët si varianti Omicron i koronavirusit ka filluar tashmë testimin për të mësuar më shumë rreth këtij varianti të ri dhe rreth efektshmërisë së vaksinave ndaj tij.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.