OBSH: Pandemia e Covid-19 do të marrë fund kur 70% e popullsisë së botës të jetë vaksinuar

GJERMANI

Kështu ka deklaruar drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, duke specifikuar se shkalla e vaksinimit në Evropë është ende shumë e ngadaltë.
“Pandemia do të përfundojë kur të jenë vaksinuar të paktën 70% e popullsisë”, tha Kluge.

Sa i përket transmetueshmërisë dhe mutacioneve të Covid, ai tha se varianti indian është më ngjitës se varianti britanik, duke bërë apel që qytetarët të mos humbasin vigjilencën, por të tregohen të kujdesshëm për ruajtjen e shëndetit të tyre.

Rregullatori europian për barnat EMA ditën e sotme miratoi aplikimin e vaksinës së Pfizer-BioNTech te fëmijët e moshës 12-15 vjeç në vendet e unionit.
Deri në këto momente, kjo vaksinë ishte miratuar të bëhej nga personat mbi 16 vjeç.

Vendimi tashmë duhet të miratohet formalisht nga Komisioni Europian dhe vendet e BE duhet të vendosin në mënyrë individuale nëse do ta aplikojnë vaksinën tek fëmijët mbi 12 vjeç. Një nga vendet e para që është gati ta ndërmarrë këtë hap është Gjermania, e cila ditë më parë njoftoi se priste vetëm vendimin e EMA-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *