
Hans Kluge, drejtor për Evropën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e ka përshkruar pushtimin rus në Ukrainë si “katastrofë të madhe humanitare”.
Ai ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se OBSH ka aktualisht tri prioritete:
-Të dërgojë furnizime mjekësore në zonat më të prekura të Ukrainës – oksigjen dhe ilaçe tjera për trajtim të diabetit dhe sëmundjeve të zemrës
-Për të forcuar sistemet për kujdes shëndetësor në shtetet fqinje të Ukrainës, ku vazhdon të rritet numri i refugjatëve
-Për të hapur një qendër operacionale të OBSH-së në Ukrainë
Duke folur në një konferencë për media, ai ka thënë të martën se në 13 ditët e pushtimit “ne shohim një sistem shëndetësor nën presion të madh, dhe përtej kufijve të Ukrainës, rritjen më të shpejtë të krizës së refugjatëve në më shumë se 75 vjet”.
Ai ka thënë se 16 sulme janë konfirmuar në shërbimet për kujdes shëndetësor në Ukrainë, duke rezultuar me nëntë viktima dhe dëmtime të objekteve.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al