OBSH riemëron variantet e koronavirusit me shkronja greke

10:35 01/06/2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të hënën se ka vendosur një sistem të ri për emërimin e varianteve të koronavirusit. Tani e tutje, OBSH-ja tha se do të përdorë shkronjat greke. Varianti britanik, për shembull, është etiketuar si Alfa, ai i Afrikës së Jugut si Beta dhe varianti indian si Delta.

Në fillim të këtij muaji, Qeveria e Indisë e kritikoi emërtimin e variantit B.1.617.2 – të zbuluar për herë të parë në Indi, tetorin e kaluar – si “variant indian”, ndonëse OBSH-ja nuk e ka etiketuar kurrë zyrtarisht si të tillë. “Asnjë vend nuk duhet të stigmatizohet për zbulimin dhe raportimin e varianteve”, tha Maria Van Kerkhove, epidemiologe në OBSH.

Ajo bëri thirrje për një “mbikëqyrje të fuqishme” të varianteve dhe për ndarjen e të dhënave shkencore, që do të ndihmonin në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Shkronjat greke do t’u referohen edhe varianteve shqetësuese, edhe varianteve të interesit.

NjĂ« listĂ« e plotĂ« e emrave Ă«shtĂ« publikuar tashmĂ« nĂ« faqen e internetit tĂ« OBSH-sĂ«.

Van Kerkhove tha se shkronjat greke nuk do t’i zëvendësojnë emrat ekzistues./REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *