OBSH: Rreth 15 milionë viktima nga Covid

21:40 05/05/2022

13% më shumë humbje jete se parashikimet

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se numri i viktimave prej pandemisë së Covid-19 është gati tre herë më madh sesa shifrat zyrtare të raportuara nga shtetet e ndryshme.

Në përditësimin e të dhënave të saja rreth pasojave të pandemisë OBSH nënvizon se Covid-19 ka shkaktuar rreth 15 milionë humbje jete në mbarë botën, ndërkohë që deri më tani janë raportuar vetëm 5.4 milionë të vdekur.

Në raportin e tyre thuhet se të dhënat u përllogaritën nga 1 Janari i vitit 2020 deri më 31 Dhjetor të vitit 2021 ku theksohet se që prej fillimit të pandemisë, disa shtete nuk i kanë numëruar në mënyrë të saktë humbjet e jetëve.

Statistikat tregojnë se India mban numrin rekord përsa i përket viktimave nga pandemia e Covid-19 me rreth 4.9 milionë persona. Kjo shifër eshtë pothuajse 1/3 e vdekjeve në rang global, por njëkohësisht 10 herë më e lartë se ajo që kishin raportuar institucionet shëndetësore në Indi.

Sipas studimit të kryer në bashkëpunim me Universitetin e Uashingtonit, theksohet se kjo shifër përfshin edhe personat që kanë humbur jetën në mënyrë indirekte nga Covid-19 dhe që kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruse.

Por OBSH thekson se 9.5 milionë humbje jete janë shkaktuar drejtpërdrejt vetëm nga virusi.

Shifra alarmante e studimit, është rreth 13% më e lartë se parashikimet e ekspertëve në fillim të kësaj pandemie.

Krahas Indisë, vendet me numrin më të lartë të viktimave përshijnë edhe Rusinë, Indonezinë, SHBA, Brazilin etj.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.